Çdo lloj premtimi deklarimi apo vendimi që ministra, deputete apo edhe
kryetare partish per rrugen qe te con drejt Beratit e me tej drejt
Skraparit s’ka dhene asnje rezultat pozitiv.
Perkundrazi aksi nacional Lushnje-Berat, rruge qe lidh qarkun e Beratit me pjesen tjeter te vendit eshte teresisht i shkaterruar. Me mijëra mjete, duhet te kalojne mbi keto gropa qe vetem zmadhohen per shkak te mosmirembajtjes, keqmenaxhimit apo edhe ndonje konflikti politik.
Jane 40 kilometra rrruge te mbushura me gropa dhe qe sherben per nje qark qe ne statistika ka 170 mije banore ne disa qytete dhe shume komuna.
Gjendja e shkaterruar e kesaj rruge ndikon direkt ne rritjen e problemeve ekonomike te zones, rritjen e kostove te transportit ndersa se fundmi edhe agjensite turistike po shmangin dergimin e turisteve te huaj ne Berat per shkak te kostove dhe kohes se gjate te udhetimit ne nje aks te shkurter.
Top Channel