Të shtënat në universitetin Brown në SHBA/ Autoritetet publikojnë pamjet e të dyshuarit, FBI-ja ofron 50 mijë dollarë për informacion rreth tij Do të fillojë më 15 mars konklava dhe parashikohet që brenda Pashkëve, të cilat këtë vit bien më 31 mars, të jetë zgjedhur pasuesi i Benediktit të 16-të.
Në bazë të rregullores së aprovuar nga vetë Jozef Racinger për zgjedhjen e Papës, kandidati fitues duhet të ketë një shumicë prej dy të tretave të votave.
Më parë, kur brenda dhjetë ditëve të para dhe 30 votimeve nuk arrihej një shumicë e tillë, zgjidhej kandidati që kishte “50 përqind plus një” të votave.
Zyra e Shtypit të Vatikanit bëri të ditur se Shenjtëria e Tij anuloi proçesionin në Aventino, në program për të mërkurën, por ai do të kryesojë ritin e hirit në Shën Pjetër.
Ky do të jetë riti i fundit, që Papa do të celebrojë në prani të kardinalëve. Të enjten në mëngjes, ai ka në program një takim më famulltarët e kryeqytetit dhe mbetet ende i konfirmuar takimi i shkurtër më presidentin rumun, Traian Basescu, dhe lutja tradicionale e së dielës.
Angazhimi i fundit në axhendën e Benediktit të 16-të është pritja e zakonshme e përgjithshme e ditës së mërkurë, 27 shkurt.
Pas largimit të Papës nga froni, Jozef Racinger do të dorëzojë unazën e peshkatarit, e cila do të shkrihet edhe në këtë rast, ashtu siç ndodh kur një Papë ndërron jetë.
Fillimisht ai do të shkojë në rezidencën e “Castel Gandolfos” nga ku, ndoshta do të ndjekë zhvillimet në Selinë e Shenjtë. Më pas do të kthehet në Vatikan, ku do të jetojë në një manastir murgeshash klauzure; do të jetë shumë pranë, por edhe shumë larg pushtetit të dikurshëm.
Top Channel