Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar një sasi prej 145 kilogramësh lëndë narkotike të llojit kanabis sativa në orët e para të ditës së martë.
Aksioni u ndërmor në rrugën që lidh fshatin Kardhoc me fshatin Grihor. Policia, e cila ishte vënë në dijeni për lëvizjen e sasisë së drogës nëpërmjet rrugëve operacionale, ndërmori operacionin për kapjen e drogës dhe transportuesit të saj.
Transportuesi rezultoi të ishte një 17-vjeçar nga Lazarati. Sipas burimeve nga uniformat blu te rrethi jugor, i riu duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet duke braktisur automjetin së bashku me sasinë e drogës.
Policia bllokoi 145 kilogram drogë e cila ishte e ndarë në 19 qese me nga 5 kilogram se cila. Pas regjistrimit të veprës penale, uniformat blu janë vënë në kërkim të 17-vjeçarit lazaratas i identifikuar tashmë.
Top Channel