Ministrja kosovare e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku ka deklaruar se raporti i Brukselit për vizat, i cili do të publikohet të martën, është përgjithësisht pozitiv.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, Çitaku ka theksuar se ky raport vlerëson arritjet e Kosovës, si dhe identifikon sfidat që e presin qeverinë kosovare në këtë proçes.

“Nuk bëhet fjalë se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe emigrimi ilegal janë sfidat kryesore me të cilat Kosova do të vazhdojë të ballafaqohet edhe në të ardhmen”, ka thënë Çitaku.

Ajo nuk ka preferuar të flasë për datat se kur qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza, por është shprehur optimiste se objektivi do të arrihet.

“Ju e dini se unë gjithmonë kam qenë e rezervuar me datat dhe as këtë herë nuk do të flas me data. Por mund të them se mundi asnjëherë nuk na ka shkuar dëm”, ka deklaruar Çitaku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA