Një gjykatë në Kirgistan dënoi me 24 vjet heqje lirie ish-presidentin Kurmanbek Bakijev, për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Dënimi ndaj Bakiyev, një prej njerëzve me më shumë ndikim në historinë pas-sovjetike të Kirgistanit erdhi në mungesë, pasi ai jeton në Bjellorusi, si azilant politik.
Vëllai i ish-presidentit, Zhanysh, mori një dënim më të rëndë, me burgim të përjetshëm, për abuzim me pushtetin si kreu i shërbimeve sekrete dhe vrasje.
Ish-presidenti u largua përballë protestave të përgjakshme popullore, në vitin 2010.
Kirgistani ishte një prej vendeve ish-sovjetike që kaloi një prej tranzicioneve më pak problematikë nga komunizmi në demokraci, por situata mori një kthesë dramatike kur presidenti Akyev u rrëzua me një grusht shteti në 2005-n, nga Bakiyevi.
Një vend pa dalje në det me përmasa të ngjashme me Rumaninë, i shtrirë në Azinë Qëndrore, Kirgistani është shtëpi e 5,5 milionë banorëve, që sipas statistikave kanë një standart jetese rreth dy herë më të ulët se të vendit tonë (vlerësuar sipas të ardhurave për frymë).
Top Channel