
Partia e presidentit tunizian, Moncef Marzouki, një forcë sekulariste që bashkëqeveris në koalicion me islamikët e Ennahda-s u dha një javë kohë bisedimeve politike për të dalë nga ngërçi që është zhytur vendi, që pas vrasjes së Chokri Belaid, ish-lideri i opozitës i ekzekutuar javën e kaluar në dalje të banesës së tij në kryeqytetin e vendit.
Partia CPR kërcënoi në fund të javës së kaluar me tërheqje nga koalicioni dhe rrjedhimisht rrëzimin e qeverisë nëse nuk largoheshin nga kabineti dy ministra që ajo i quan radikalë islamikë. Afati fillestar përfundonte ditën e hënë, por duke qenë se asnjë zgjidhje nuk u arrit, partia sekulariste e presidentit tunizian, vendosi t’u japë edhe 7 ditë të tjera bisedimeve me Ennahda-n.
Chokri Belaid të mërkurën e javës së kaluar. Vrasja e tij ishte shkaku i zbarkimit të mijëra qytetarëve në rrugët dhe sheshet e vendit. Në funeralin e së premtes manifestuesit akuzuan partinë islamike Ennahda se qendron pas vrasjes së tij, por kjo e fundit mohoi të ketë lidhje me ngjarjen.
Islamikët morën pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet e fundit në vend pas rrëzimit të presidentit Ben Ali.
Top Channel