Skandali i mishit, hetime për mashtrimin

11/02/2013 00:00

Ministrat francezë po zhvillojnë bisedime me aktoret kryesore të
industrisë së mishit, në kohën kur skandali i mishit të kalit ka
përfshirë 16 vende. Shtatë zinxhirë supermarketesh ne Francë; Osho,
(Auchan) Kazino, Karrfur, Kora, Monopri, Grand Zhyri dhe Pikar tërhoqen
paketimet të prodhuara nga Findus dhe Comigel.

Vendimi i tyre vjen pas zbulimit se etiketa e ushqimeve te shituara në Europë dhe Britaninë e Madhe kishte te shkruar mish kau, ndersa permbatja e tyre ishte nga 60%- 100 % mish kali. Por një nga shqetesimet me te medha eshte se ilacet e perdorura për trajtimin e kuajve mund te demtojne shendetin e njerezve. Qeveria franceze ka nisur hetimet si dhe vendosjen e sanksioneve te forta per te ndeshkuar pergjegjesit.

Ministri i Jashtem francez, Lorën Fabius tha: “Jo vetem qe duhet nje hetim, por edhe sanksione. Eshte e tmerrshme. Le te imagjinojne nje familje qe flet per kete ceshtje perreth tryezes dhe te thote: “sa e shpifur”, sepse konsumatoret nuk jane pergjegjes per kete. Ata blenë një produkt dhe u është dhënë një mish i keq, nese e kam kuptuar drejte. Ka njerez qe nxjerrin perfitime nga kjo…”.

Ministri francez i Ushqimit, Guljem Garo u garantoi konsumatoreve se te gjithe produktet jane terhequr nga tregjet.  Hetimet e para nga zyrtaret franceze treguan se firma Puzhol e bleu mishin e ngrire nga nje firme qipriote.

Poujol furnizoi edhe nje fabrike ne Luksemburg, ne pronesi te Comigel. Mishi me pas u shit nga Findus, i cili deklarua se ishte mashtruar nga nje furnitor rumun.Rumania po heton pretendimet se nje prej thertoreve eshte pergjegjese per skandalin. Në Britanine e Madhe, sekretari i mjedisit Ouen Paterson do t’u raportoje deputeteve për zhvillimet e fundit mbi skandalin. Muajin e kaluar, inspektoret irlandezë te ushqimit deklaruan se kishin zbuluar mish kali ne disa supermarket perfshire Lidl dhe Tesco.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA