
Departamenti i Policisë së Los Anxheles vendosi 1 milion dollarë për
arrestimin e Christopher Dorner, i dyshuar për vrasjen e tre personave.
“Kërkimi për Christopher Dorner vazhdon. Me lejoni te jem i qarte, dedikimi yne per ta kapur vrasin, mbetet i vendosur, besimi yne se ai do të dalë përpara drejtesise mbetet i palekundur. Nuk është një çështje nëse, por çeshtje kohe. Kolektivisht ne po vendosim nje shperblim prej 1 milion dollaresh per informacionin qe do të na çojë në kapjen e Dornerit”, tha Antonio Villaraigosa.
Sic raportohet, shifra u ofrua nga nje organizate e cila zgjodhi te mbetej anonime. Ish-polici i Los Anxheles, Kristofer Dorner akuzo het per vrasjen e vajzes se shefit te policies dhe te fejuarit te saj, ne fillim te muajit shkurt. Disa dite me vone ai vrau nje polic dhe plagosi dy të tjere.
Shefi i Departamentit te Policise, Carli Bek i drejtoi një thirrje publikut të jape informacion për zbulimin e Dornerit. Permes nje manifesti të postuar online Kristofer Dorner premtoi hakmarrje per trajtimin e pandershem qe mori ne Departamentin e Policise se Los Anxhelesit. Kerkimet per gjetjen e tij po zhvillohen prane Liqenit “Big Bear”, 128 km ne lindje te Los Anxhelesit.
Top Channel