Rusi, shpërthim në minierë, 18 viktima

11/02/2013 15:55

Një shpërthim i nëndheshëm, në një minierë qymyri në Rusinë Veriore i kushtoi jetën 18 minatorëve ditën e hënë, raportoi agjensia “RIA Novosti”.

Megjithatë, bilanci i tragjedisë mund të mos jetë ende përfundimtar, pasi forcat e shpëtimit po punojnë për të nxjerrë nga tunelet e mbyllur prej shembjes disa prej kolegëve të tyre.

Ndonëse është ende herët për përcaktimin e shkakut të tragjedisë, besohet se ai u shkaktua nga grumbullimi i gazit metan.

Rreth 240 minatorë arritën të shpëtonin të padëmtuar, nëpërmjet koridoreve dhe ashensorëve të emergjencës.

Aksidentet janë të zakonshme në industrinë e madhe ruse të nxjerrjes së qymyrit, pavarësisht tentativave të fundit për të përmirësuar kushtet e sigurisë.

Miniera e qymyrit, në qytetin e Vorkutës, brenda rrethit Artik, operohet nga gjigantët e çelikut “Severstal”.

Top Channel