
Shefi i NATO-s deklaroi se Aleanca do të ndërhyjë kundër Sirisë, vetem
nëse Turqia do të sulmohet nga ushtria e Bashar Al Asadit. Duke folur
per gazeten online “EUObserver”, sekretari i pergjithshem, Anders Fog
Rasmusen shprehu keqardhjen për abuzimet mbi të drejtat e njeriut që
kryhen nga forcat e sigurise siriane.
Ai deklaroi se NATO nuk po nderhyn sepse Organizata e Kombeve te Bashkuara nuk e ka kërkuar kete, -por sipas tij -as opozita siriane nuk ka kerkuar nderhyrjen ushtarake të bashkësisë ndërkombetare”.“Besimi im eshte se cdo nderhyrje e huaj ushtarake do te kete pasoja te paparashikuar- tha Rasmusen për EuObserver” sepse shoqëria siriane është shumë e ndërlikuar politikisht, nga perberja etnike, besimi dhe konteksti rajonal”.
Sipas tij, ndërhyrja ushtarake nuk do të sjellë një zgjidhje të konfliktit, përkundrazi mund t’i përkeqesoje gjerat”. Por ai la një shteg të hapur, kur flitet për Turqinë, një vend anëtar i NATO-s.
“Te mbrosh nje prej anetareve eshte përparesi ndaj të drejtave të njeriut, por sic tha ai- NATO nuk mund te veprojë si polici I botës”. Aleanca në muajin janar vendosi raketa patriot në kufirin mes Sirise dhe Turqise, pasi artileria siriane goditi fshatrat turq.Nuk mund të udhëtojmë nga një vend në tjetrin për të zgjidhur cdo konflikt. Është thjesht e pamundur”- tha shefi i NATO-s.
Top Channel