Lezhë, aksident rrugor, vdes nëna, plagoset djali

11/02/2013 00:00

Një i vdekur dhe një i plagosur ka qenë bilanci i një aksidenti të
ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Shkodër-Lezhë.
Paraprakisht mësohet se dy automjete tip “Benz” janë përplasur me
njëri-tjetrin në afërsi të fshatit Dajç.

Për pasojë nënë e bir që udhëtonin në njërin prej automjeteve janë plagosur rëndë dhe janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës. Me gjithë përpjekjet e bluzave të bardha, gruaja, e identifikuar si Suzana Muleshka, 51 vjeç ka ndërruar jetë, ndërsa i biri, Eridoni, vijon të jetë në spital.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen rrugore, ndërsa dyshohet paraprakisht se shkak është ngrica në rrugë.

Top Channel