Vlorë, në pranga grupi i grabitësve

10/02/2013 13:30

Një grup kriminal, autor i dhjetërave vjedhjeve dhe grabitjeve të armatosura, u vu në pranga nga policia e Vlorës ditën e dielë.

Sipas komunikatës zyrtare, të arrestuarit janë përgjegjës për vjedhje nën kërcënimin e armëve të disa banesave, lokaleve dhe automjeteve.

Aktualisht, emrat e të arrestuarve nuk bëhen të ditur për arsye hetimi.

Përmes këtyre arrestimeve, policia ka arritur të zbardhë të paktën 20 ngjarje të tjera kriminale, të pohuara nga të dyshuarit gjatë marrjes në pyetje.

Mësohet se po punohet për të arrestuar pjestarë të tjerë të mundshëm të këtij grupi kriminal.

Top Channel