”Situata në vend, si gjendje lufte”

10/02/2013 15:30

Situatën që është duke kaluar Shqipëria nën qeverisjen e Sali Berishës, kreu AK-së, Kreshnik Spahiu, e përshkroi  si një gjendje lufte.

Kryetari i Aleances Kuq e Zi, Spahiu, foli në Sarandë përpara mbështetësve kuqezinj për grabitjen, që sipas tij pushteti “I shtetasit” Sali Berisha po i bën pa kriter dhe mëshirë Shqipërise e shqiptarëve.

”Ne  jemi  ndryshe, pasi e kemi  kuptuar qe  iku  koha e kollareve qe  ne  tashme nuk jemi ne paqe, por ne lufte. Dhe ne lufte ne do shkojme jo si gjenerale,  por si ushtare te ketij populli, te ketij kombi, deri sa te heqim njeriun, i cili ka per mision te godase  kombin dhe shqiptarine. Jemi ne lufte  me ate qe grabit gjithe Shqiperine. Jemi me nje qellim. Deri sa ta largojme nga pushteti  Berishen. Po na grabisin detin, bregun dhe historine. Kalaja e Lëkursit eshte privatizuar ne menyren me te turpshme nga ministri grek i qeverise se shtetasit Berisha. Turp, turp dhe turp, te shesesh historine mijera-vjeçare per interesa personale eshte skandal dhe pertej skandalit”, deklaroi Spahiu.

Duke u ndalur me tej tek perberja e qeverise Berisha, Spahiu deklaroi se në të,  janë dhe perfshirë eksponenteve qe punojne per qarqet anti-shqiptare.

”Asnje minister nga Saranda nuk eshte ne perberjen e qeverise se shtetasit Berisha, por vetem minoritar si Spiro Ksera dhe Vangjel Tavo qe financojne me parate e shqiptareve kreret e organizatave per pavaresine e Vorio Epirit. Sali Berisha eshte bere zyrtarisht financuesi i zyres se “Agimit te Arte”, jo ne Sarande, por ne zemer te kryeqytetit shqiptar, ne qender te Tiranes”.

Aleances Kuq e Zi thotë se gjate kohes që po zhvillej tubimi i saj, njekohesisht partia e Vangjel Dules tentoi te zhvillonte nje takim, per te cilin, Kreshnik Spahiu deklaroi se  kreu i PBDNj-se ka marr urdher nga Athina qe te bashkohet me koalicionin e tradhetarve, por “Saranda dhe e gjithe Shqiperia do e rrezojne koalicionin e tradhetrëve ne pushtet me 23 Qershor”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA