FRD organizoi në qytetin e Rrëshenit një aktivitet kushtuar Musine Kokalarit, me rastin e ditëlindjes së saj, ku morën pjesë intelektualë të Rreshenit, përfaqësues të ish-tw përndjekurve politikë, studentë dhe miq e të njohur të Musinesë, gjatë dy dekadave të internimit dhe jetës së saj në Rrëshen.
Sekretari politik i FRD-sw, Afrim Krasniqi theksoi rëndësinë që shteti e shoqëria shqiptare të nderojë e kujtojë me dinjitetin e duhur figura të shquara që me aktet dhe krijimtarinë e tyre kanë zënë vend në memorien kombëtare.
Ai tha se Musine Kokalari përfaqëson më shumë se kushdo tjetër simbolin e femrës intelektuale, disidenten, shkrimtaren e talentuar dhe politikanen perëndimore të Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore.
Top Channel