Rikthehet dëbora në gjithë vendin

09/02/2013 00:00

Për shkak të motit të rënduar, një pjesë e segmenteve rrugore në vend,
paraqesin rrezikshmëri. Korrespodentët e Top Channel në rrethe
informojnë për rreshje të dendura bore apo shiu, si edhe për rrugë në
vështirësi. Reshje  të dendura dëbore kanë përfshirë pothuajse te gjithe
zonen verilindore te vendit.

Trashësia e dëborës në disa pika ne rrugen e kombit arriti deri në 30 centimetra, duke vënë në lëvizje 5 borëpastruese për hapjen e saj, por pavarësisht kësaj aksidentet në autostradë kanë qenë të pranishme. Gjatë ditës së sotme janë shënuar 3 raste të daljes së mjeteve nga rruga për shkakë të prezencës së akullit dhe borës në autostrade.

Segmenti më i rrezikshëm i lëvizjes së automjeteve në rrugën e kombit është paraqitur nga fshati Reps deri në hyrje të qytetit të Kukësit. 

Ulja e temperaturave ne minus 5 grade, si dhe reshjet e bores kane bere qe disa  komuna  ku bejne pjese te  rrethit te Bulqizes dhe te Matit. Keshtu qe shume  akset rrugore te komunave Ostren, Trebisht dhe disa rruge te komunave Zerqan dhe Maratanesh te rrethit te Bulqizes gjate dites se sotme jane mbuluar nga debora, trashesia e se ciles ka shkuar nga 20 centmetra deri ne mbi 40 centimetra ne zona te thella malore.

Reshjet e debores edhe pse sapo kane nisur kane shkaktuar probleme ne ne shume fshatra te komunes Ostren,Trebisht dhe Maratanesh. Vershteresi te medha per kalimin e automjeteve ka pasur edhe ne komunat e rrethit te Matit, si ajo e Macukullit dhe xiberit,ku jetesa per keta banore eshte mjafte e veshtire si pasoje e bllokimit te rrugeve here pas here nga debora.

Por Alfred Olli, kreu i Emergjencave Civile shprehet se jane marre te gjitha masat dhe duke e krahasur kete muaj me ato te tre viteve te shkuara deklaron se situata eshte krejt e perballueshme.

“Nuk ka deri shfaqje të situatave emergjente për probleme shëndetësore ose për bllokime të komunave të ndryshme, në pjesët më të rriskuara të territorit të vendit”, thotë Olli.

Por reshje te dendura te debores te rena gjate nates kane shkaktuar probleme te shumta edhe ne akset rrugore ne qarkun e Elbasanit. Me problematike jane paraqitur rruget nacionale te cilat kane pasur edhe bllokime. Akset Librazhd-Pogradec dhe Elbasan-Tirane perkatesisht ne Qafe-Thane dhe Qafe-Krrabe kane qene te bllokuara gjate nates dhe ne oret e para te mengjesit. Intensiteti i reshjeve te debores, por sidomos temperaturat e uleta te cilat kane shkaktuar ngrica ne rruge i ka bere te rrezikshme keto akse rrugore per ore te tera.

Borë dhe ftohtë në gjithë vendin

Temperatura të ulëta, dëbore dhe reshje shiu. Kështu pritet të jetë jo
vetëm fundjava, por edhe java e ardhshme në të gjithë vendin.
Meteorologia Elvira Qilimi ne Sherbimin Metereologjik Ushtarak parashikon se diten e diel dhe te hene temperaturat do te shenojne nje ulje me 2 deri ne tre grade celsius, duke bere qe temperaturat minimale ne vendet malore te shkojne deri ne -6 grade celcius.

Reshjet e debores do te vijojne te te gjitha zonat malore dhe kodrinore te vendit te perqendruara kryesisht ne jug dhe veri te vendit. Moti do te jete i paqendrueshem deri ne mesjave, ku ne datat 13 dhe 14 shkurt pritet qe te kemi nje qendrueshmeri e cila nuk do te zgjase gjate.

Ulja e temperaturave është shoqëruar me reshje të dendura dëbore në
zonat malore duke sjellë vështirësi edhe në qarkullimin rrugor.

Deri ne daten 20 shkurt pritet te kemi nje mot me reshje shiu, debore dhe me temperatura te uleta, tipike per kete periudhe te viti.

Rikthehen reshjet e dëborës në Qafë-Krrabë

Problematike është paraqitur situata më aksin rrugor Tiranë- Elbasan, pasi për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, zona e Qafë Krrabës është bërë e pakalueshme në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Situata është paraqitur e vështirë për shkak të borës dhe akullit, por edhe gurëve që kanë rrëshqitur në rrugë. Policia bën thirrje që të shmanget nga drejtuesit e mjeteve ky aks, i cili është vështirësisht i kalueshëm edhe me zinxhirë.

Top Channel