
Reagime të medha ka shkaktuar në Greqi vizita e neonazisteve gjermanë në zyrat e partise Agimi i Artë në parlamentin grek.
Lajmin e ben te ditur,gazeta ‘Berliner Zeitung’ ne shkrimin e saj me titull-Kontaktet internacionale te neonazisteve,aksi Athine –Nuremberg,e cila thekson se udheheqesit e Agimit te Arte kane pritur ne zyrat e parlamentit ne Athine, neonazistet gjermane te rrjetit Freies Netz Süd.
Gazeta i referohet edhe paralajmerimeve te ministrit te Brendshem te landit te Bavarise, Joakim Herman ,sipas te cilit ka kohe qe autoritet gjermane po ndjekin nga afer keto lidhje dypaleshe,nderkohe qe thekson se nuk duhet lejuar krijimi i nje rrjeti te djathte ekstremist internacional.Te merkuren e kaluar websaiti i Freies Netz Süd ka publikuar edhe fotografite e dy prej perfaqesuesve te tij me udheheqesit e kesaj partie ne zyrat e Agimit te Arte ne parlamentin grek.
Sebastian Shmaus dhe Matias Fisher, i cili udheheq rrjetin me te madh neonazist te Bavarise, kane qene te ftuar te marrin pjese ne nje prej mitingjeve te kesaj partie ne pervjetorin e nje incidenti midis Greqise dhe Turqise per nje ishull te Egjeut.Reportazhi i gazetes ve ne dukje se plani i Agimit te Arte eshte krijimi dhe konsolidimi i celulave te saj ne te gjitha ato vende ku jetojne komunitetet greke,ndersa theksohet se organizata qe perfaqeson 400.000 greke emigrante ne Gjermani ka kundershtuar krijimin e deges se kesaj partie ne kete shtet.
Ne intervisten e fundit kreu i Agimit te Arte Nikos Mihalioliakos eshte shprehur se vizioni i tij eshte rritja e nacionalizmit ne vend, ndersa pohon hapur se shume prej mbeshtetesve te kesaj partie ndodhen ne forcat e rendit dhe te ushtrise.Kete fundjave organizatat per te drejtat e njeriut dhe banore te Athines organizojne mitingje antifashiste ndaj sulmeve me motive raciale gjithnje e ne rritje nga ana e neonazisteve greke.
Top Channel