Mali, shpërblimet e Francës “furnizojnë” militantët

09/02/2013 02:50

Një ish-ambasador amerikan në Mali ka deklaruar se Franca ka paguar shpërblime për të liruar pengjet, por këto fonde kanë përfunduar në duart e grupeve islamike, të cilët janë përforcuar me armatime dhe vazhdojnë të luftojnë.

Vicki Huddleston bëri të ditur se Franca pagoi rreth 17 milionë dollarë për të liruar pengjet, të bllokuar në një minierë uraniumi në Niger, në 2010-n. Ai tha se edhe shtete të tjera europiane, përfshi Gjermaninë, kanë paguar shpërblime, të cilat kapin shifrën e rreth 90 milionë dollarëve.

Franca ka mohuar gjithmonë të ketë paguar shpërblime për të liruar pengjet në fjalë. Ajo është duke u përpjekur për të ruajtur rendin prej dy javësh, pasi trupat ushtarake të udhëhequra nga ato franceze nisën sulmin ndaj militantëve islamik, të cilët pushtuan pjesën më të madhe të veriut të Malit.

Të premten, një kamikaz hodhi veten në erë pranë një grupi ushtarësh në qytetin verior të Gao-s, duke plagosur një prej tyre, një sulm që është marrë përsipër nga një degë e al-Qaeda-s.

Ndërkohë, ushtria, që është duke luftuar në kryeqytet, ka lënë një person të vdekur dhe 5 të plagosur, kur ushtarë vendas të armatosur rëndë u përplasën me paratrupat elitare “Beretat e Kuqe” në bazën e këtyre të fundit, në Bamako.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta