Durrës, gjendet i pajetë një person
09/02/2013 00:00
Trupi i pajetë i një personi është gjetur ditën e shtunë nga banorët e zonës në plazhin në Durrës.
Viktima, ende i paidentifikuar, është i seksit mashkull, rreth 50 vjeç dhe është gjetur në breg të detit në zonën e Currilave.
Banorët e zonës kanë parë trupin e pajetë në breg të detit dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe identifikimin e tij.
Top Channel