Mbrëmjen e së premtes, ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj dhe
Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Suma
Chakrabarti nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik.

Marrëveshja në fjalë mundëson shtrirjen dhe funksionalizimit e BERZH-it në tërrë territorin e Kosovës.Gjatë kësaj ceremonie, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë falënderuar drejtuesit e BERZH-it për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës që nga paslufta.“Që nga atëherë deri më 2012, BERZH ka zgjeruar portfolin e investimeve në 66 milionë Euro duke zbatuar kështu rreth 29 projekte të ndryshme në sektorin privat. Sot, falë përkrahjes së BERZH-it,  ne kemi biznese private që janë lider në aspektin e teknologjisë që  aplikojnë”, ka thënë Thaçi.

Nga ana e tij, Presidenti i BERZH-it Suma Chakrabarti ka thënë se duan që të përmirësojnë jetën e njerëzve në Kosovë. Presidenti Suma Chakrabarti po ashtu ka thënë se angazhimi do të rritet, pasi ekipi i BERZH-it që do të punojë në Kosovë do t’u ofroj shanse të gjithë njerëzve për të pranuar mbështetjen nga ky institucion.Republika e Kosovës është bërë anëtare e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim më 17 dhjetor 2012.

Top Channel