
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Ettore Sequi deklaroi se BE
vuri në dukje se vendimi për 21 janarin është i apelueshëm dhe se cdo
polarizim me këtë cështje duhet shmangur.
Sequi përmendi komentin e komisionerit Shtefan Fyle në Twitter, i cili thotë se vendimi i Gjykatës në Tiranë nuk është fundi dhe se procedurat duhet të përmbyllen me një proces gjyqësor të besueshëm, që duhet të tregojë paanshmëri dhe përgjegjësi.
Një ditë më parë, KE nuk e priti mirë vendimin e Gjykatës së Tiranës për çështjen e 21 Janarit. Në një komunikatë të lëshuar nga zyra për shtyp e Komisionerit për Zgjerim Stefan Fule, fillimisht sillet në kujtesë raporti i fundit i progresit, “ku bëhej thirrje për përfundimin e procedurave të këtij rasti nëpërmjet një procesi të besueshëm gjyqësor.”
Pasi këshillon që të shmangen të gjitha polarizimet për këtë rast, para vendimit të Gjykatës së Apelit, Komisioni përsërit kërkesat ndaj sistemit shqiptar të drejtësisë.
“Komisioni përsërit se një sistem gjyqësor i pavarur, i paanshëm dhe llogaridhënës, i aftë për të garantuar gjykime të drejta, është dëshira legjitime e popullit shqiptar dhe një element thelbësor i një shteti të fortë të së drejtës, një parakusht në rrugën e integrimit evropian”, theksohet në komunikatë.
Top Channel