Nigeri, vriten infermieret e poliomelitit

08/02/2013 00:00

Të paktën nëntë infermiere, pjesë e fushatës së vaksinimit kundër polimelitit në Nigerinë Veriore, u ekzekutuën në dy sulme të ndryshme në qytetin e Kanos.

Të gjitha vrasjet ndodhen në dy sulme të ndryshme me 3 minuta kohë distancë nga njëri-tjetri. Fillimisht janë qëlluar disa infermiere në terren, më pas agresori i është drejtuar një klinike në periferi të qytetit ku ka hapur zjarr me armë ndaj punonjësve të saj.

Nigeria është ndër 3 vendet e vendosura në listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë ku polimeliti është ende një sëmundje epidemike. Megjithatë, ky ishte rasti i parë i sulmit ndaj infermiereve që kryejnë vaksinimin kundër sëmundjes.

Të enjten, një klerik radikal islamik deklaroi se vaksinimi shkakton infertilitet dhe se në të vërtetë sëmundje shkaktohej nga vaksina.

Askush nuk ka marrë përsipër sulmin barbar, por dyshohe se pas tij fshihet Boko Haram, organizata terroriste e lidhur me Al Kaedan që synon rrëzimin e qeverisë dhe vendosjen e ligjit islamik.

Top Channel