Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Pasi arriti nivelin më të lartë të inflacionit në shtatë muaj në dhjetor 2012, monedha vendase e Kinës duket e stabilizuar në janar, raportoi Zyra Kombëtare e Statistikave në SHBA.
Tërësia e çmimeve në janar 2013 u rrit me 2,0% për mallra dhe shërbime nga dhjetori, duke ngadalësuar dukshëm ritmin e inflacionit në Kinë.
Në të njëjtën kohë, një vit më parë, vendi përjetonte një inflacion të paktën dy herë më të lartë.
Uashingtoni ka akuzuar më parë Kinën për shfrytëzimin e inflacionit, si një mënyrë për t’i dhënë një avantazh të padrejtë ekonomisë kineze në eksporte.
Megjithatë, SHBA u tërhoqën nga gjuha e ashpër dhe kërcënimi i sanksioneve në fund të 2012-s, pas disa shenjave të reduktimit të inflacionit në Kinë.
Ndryshe nga vendet e tjera, Pekini preferon të zhvlerësojë në normën 4-8% monedhën gjatë një viti, nën kufirin e 3-4% që aplikojnë shumica e shteteve.
Vlerësimi i ekspertëve kinezë është se kjo përqindje arrin të ofrojë ekuilibrin e përshtatshëm midis rritjes ekonomike dhe rritjes së mirëqënies.
Top Channel