Irak, autobombë në Bagdad
08/02/2013 00:00
Të paktën 10 persona kanë gjetur vdekjen nga shpërthimi i dy autobombave në një lagje të kryeqytetit irakian, Bagdad.
Autoritetet flasin për më shumë se 30 të plagosur, disa prej të cilavë në gjendje të rëndë. Shpërthimi ndodhi në një lagje me shumicë shiite në veri të Bagdadit.
Deri më tani asnjë grup terrorist nuk ka marrë përsipër autorësinë e sulmit, por autoritetet irakiane akuzojnë militantët sunitë të lidhur me Al Kaedan për pjesën më të madhe të dhunës që ka përfshirë së fundmi vendin dhe që ka rikthyer frikën e luftës civile.
Top Channel