Francë, ulet defiçiti financiar

08/02/2013 00:00

Franca është në rrugën e mbarë të përmirësimit të bilancit të deficitit financiar. Të dhënat zyrtare treguan se deficiti francez zbriti në 87.2 miliard euro.

Shifra është thuajse 10 miliard më e ulët nga deficiti i publikuar një vit më parë, kur prekte shifrat e 97 miliardëve. Të dhënat janë thuajse të njëjtat me shifrat paraprake të publikuara në mes të muajit janar, por tashmë të konfimuara edhe nga Ministria e franceze e bilancit.

Ulja e deficitit i detyrohet masat shtrënguese të qeverisë franceze, ndërkohë që për vitin 2013 kjo ulje të jetë akoma më e madhe për shkak të të ashquajturës taksë për të pasurit që pas miratimit nga presidenti Hollande hyri në fuqi më 1 janar.

Taksa ka shkaktuar një debët të gjërë në publikun francez. Shumë janë rreshtuar në përkrahje të saj, të tjerë e kundërshtojnë atë si të padrejtë, ndërsa nuk kanë munguar as braktisjet e vendit nga persona të famshëm, sic ishte rasti i aktorit Gerard Depardieu që la shtetësinë franceze për atë ruse vetëm e vetëm për të shmangur tatimin prej 70 përqind të të ardhurave që përfshin të gjithë personat që fitojnë më shumë se 1 milion euro në vit.

Top Channel