
Në kufirin korean, më i armatosuri në botë, tensionet janë rritur
sërish. Ushtarët në tokën koreano-jugore kanë marrë urdhër të qëllojnë
menjëherë nëse sulmohen nga pala tjetër.
Një levizje e tille do ta pershkallezonte menjehere konfliktin qe aktualisht eshte ne nivel kercenimesh. Ministria e Mbrojtjes ne Seul i ka ende te fresketa kritikat e 2010-s, kur veriu bombardoi nje ishull te vendit fqinj, e per kete arsye ka zbutur rregullat qe i kerkojne zyrtareve te shtabit te pergjithshem te sanksionojne pergjigjen.
“Shpirti yne luftarak eshte sot me i fuqishem se kurre. Do t`i pergjigjemi menjehere cdo provokimi te armikut, s’do te kete asnje ngurrim”, thotë kapiteni Kim Sang-min.
Ministria e Mbrojtjes nuk dha detaje mbi urdhrat e reja, por drejtuesi i saj, Kim Këan-jin u ka bere thirrje ushtareve te ndeshkojne armikun deri ne dorezim.
“Nese koreja e veriut do te provokoje ushtarakisht me goditje ne territorin tone, reagimi yne do te jete i fuqishem e nuk do te ndalet deri ne ndeshkimin e agresorit”, tha ministri.
Perspektiva e nje perplasjeje madhore nuk eshte shume e madhe per nje vend ushtrine e te cilit e mban nen vezhgim aleati kryesor, Amerika. Por mundesia e reagimit ndaj nje sulmi te mundshem ka shtuar shqetesimet se ne kete pike, edhe incidenti me i vogel mund te marre permasa te frikshme. Si Seuli ashtu dhe Washingtoni u frenuan e nuk ju pergjigjen sulmit te tre viteve me pare ne ishullin e Jonpjonit, ndersa Peniani fajesohet pervec atij episodi, edhe per mbytje e nje anijeje koreano-jugore po ne 2010-n, ku humben jeten 46 marinare.
Top Channel