
Shkurtimet e paralajmëruara buxhetore rrezikojnë rëndë gatishmërinë dhe epërsinë e ushtrisë amerikane në botë, paralajmëroi Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta.
Sipas tij, nëse fondi për mbrojtjen do të reduktohet më tej, në kërcënim do të jetë gatishmëria luftarake, modernizimi i flotës ajrore, i mirëmbajtjes së armatimeve dhe do të reduktohet fuqia luftarake e flotës.
”Shkurtimet mund të provokojnë krizën më serioze në gatishmërinë e ushtrisë në një dekadë”, dekalroi Panetta, në një referat të mbajtur në Universitetin e Xhorxhtaunit.
74-vjeçari Panetta, ish-drejtori i CIA-s dhe ish-shef i stafit të Shtëpisë së Bardhë, besohet se do të zëvendësohet shumë shpejt në këtë mandat të dytë të presidentit Obama.
Plani për reduktimin e borxhit do të privojë Pentagonin rreth 500 miliardë dollarë shkurtime, në dhjetë vitet e ardhshme.
Nëse plani do të miratohet pa ndryshime, ushtrisë do t’i reduktohen 46 miliardë dollarë vetëm në 2013-n.
Top Channel