
Pas katër vitesh të gjate e të ftohtë, Barack Obama shpreson të përmirësojë marrëdhëniet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu kur të vizitojë për herë të parë si president shtetin hebre këtë pranverë.
Obama nuk do të shkojë në Izrael me plane të mëdha për procesin e paqes, edhe pse vizita përfshin një ndalesë në territoret e pushtuara palestineze.
I gjithe fokusi i rrugëtimit të tij, sipas “Washington Post”, do të jetë ndreqja e marrëdhenieve me Netanyahun, nje aleat kyç me të cilin presidenti është përplasur jo pak herë.
Por, edhe vete nje hap i tille mund te jete thelbesor per rivendosjen e procesit te paqes ne rrugen e duhur.
Viziten e shefit të Shtepise se Bardhe ne Izrael e konfirmoi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, pasi gazetarët e pyetën rreth njoftimeve te percjella se pari nga media izraelite.
Carney sqaroi se Obama dhe Netanyahu kane diskutuar mbi nje vizitë te tilla gjatë një bisede telefonike muajin e kaluar. “Kur presidenti bisedoi me kryeministrin Netanyahu në janar, u fol mbi nje vizite te tij në Izrael diku nga pranvera. Fillimi i mandatit të dytë të presidentit dhe krijimi i një qeverie të re izraelite ofrojnë mundësinë për të riafirmuar lidhjet e thella dhe të qëndrueshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, si dhe për të diskutuar mbi një numër çështjesh me interes të përbashkët, përfshirë edhe Iranin dhe Sirinë”, deklaroi Carney.
Obama do të vizitojë gjithashtu edhe Bregun Perëndimor dhe Jordaninë për të vazhduar, siç u shpreh zoti Carney “punën e tij nga afër” me Autoritetin Palestinez dhe zyrtarët jordanezë “mbi çështje dypalëshe dhe rajonale me interes të përbashkët”.
Media izraelite pretendon se Obama do të shkojë në Izrael më 20 mars. Zëdhënësi, sipas “Zërit të Amerikes”, nuk e konfirmoi këtë njoftim, duke thënë se informacione shtesë, përfshirë edhe datën e udhëtimit, do të percillen më vonë.
Top Channel