Japonia në ‘luftën monetare’

07/02/2013 00:00

Ministri brazilian i Financave Guido Mantega, ishte i pari që dha
alarmin shtatorin e vitit 2010 mbi atë që do ta quante “lufte monetare”,
e qe sot, po merr kuptim gjithmonë e më të gjerë.

Vendet hyjne ne konkurrence kush e kush ta ule me shume vleren e monedhes se vet dhe kete loje, se fundi duket se po e luan fort Japonia. ‘Me shtypjen e kartmonedhave, thote Deutsche Welle, Bank of Japan shkakton rënien e vlerës së yenit, duke i dhene nje ndihme te madhe eksportuesve ne vend.

Banka Qendrore Japoneze nuk eshte e vetmja qe perdor nje mekanizem te tille. Rezerva federale ne Amerike ka gjetur një emër edhe me elegant për shtypjen e parave: liberalizim kuantitativ. Që prej shpërthimit të krizës financiare dhe ekonomike ajo e ka ulur normën bazë të interesit në gati zero, duke shitur obligacionet shtetërore me vlera miliarda dollareshe.

“Rreziku është, që ne të gjithë po përpiqemi të dalim nga kriza me liberalizimin e monedhës”, thane eksperte te tregut per dojce velen. Meqenëse zhvlerësimi i një monedhe shpesh çon në zhvlerësimin e një monedhe tjetër, viktime e pare e masave te rezerves federale u be brazili, nga politikat e lirshme monetare te Japonise vuan drejtpdrejte koreja e jugut meqenese te dy vendet aziatike shesin televizorë, celularë dhe makina në mbarë botën, ndersa me dobesimin e dollarit dhe vleresimin e ngadalshem te juanit kinez, kursi i monedhës së përbashkët evropiane rritet. megjithate, per momentin nje euro e fuqishme mbetet problem per vendet e Evropës jugore, sepse i bën prodhimet e tyre më të shtrenjta dhe vështirëson rritjen e eksportit.

Top Channel