Zyrtarët europianë në grevë

06/02/2013 00:00

Të rrezikuar nga shkurtimi i rrogave të larta që marrin, zyrtarë
europianë protestuan të martën nëpërmjet zhvillimit të një greve në
Bruksel.

Qëllimi i grevës ishte ndërgjegjësimi i udhëheqësve të BEsë se pas shifrave mbi të cilat mund të bien dakort në fund të javës, fshihen njerëz të vërtetë që punojnë në institucionet europiane.

Vende kontributore neto në buxhetin e BEsë, si Gjermania Holanda dhe Britania e madhe, kërkojnë shkurtime më të thella në rrogat e zyrtarëve europianë në kuadër të buxhetit të ardhshëm të BEsë, si dhe në përputhje me masat  kombëtare shtrënguese.

Gazeta gjermane Die ëelt zbuloi të dielën se mijëra zyrtarë të lartë të BEsë marrin një rrogë bazë prej 18 370 euro në muaj, e cila kapërcen pagën mujore të Kancelares Angela Merkel prej 16 359 euro.

Por Komisioni Europian e rrëzoi këtë krahasim duke argumentuar se megjithë dietat dhe pushimet e paguara, paga e Kancelares Merkel llogaritet të jetë 25 000 euro në muaj, dhe se nuk ka asnjë zyrtar europian që paguhet me këtë shumë, pa dhënë detaje mbi të ardhurat mujore të eurokratëve.

Pergatiti ARTA TOZAJ

Top Channel