Tunizi, rikthehen tensionet

06/02/2013 00:00

Vrasja e një lideri të opozites i ka përshkallëzuar sërish tensionet në
Tunizi. Sekretari i partise së patrioteve demokratë, Chokri Belaid u
qellua kater here me arme zjarri nga nje distance e afert ne momentin qe
po dilte nga shtepia.

Belaid ishte nje prej eksponenteve me ne ze te Nidaa Tounes, formacioni politik i krijuar rishtaz e i konsideruar si blloku me i rendesishem i opozites tunizjane. Por anetaret e tij jane bere shpeshhere shenjestra te nje dhune te skajshme nga ana e militanteve te leges per mbrojtjen e revolucionit, te konsideruar mbeshtetes te qeverise. informacionet e para nga vendi i ngjarjes, lene te kuptohet se behet fjale per nje ekzekutim te mirefillte.

Mijera vete kane vershuar nderkohe ne rrugen Bourghiba te Tunizit ku ndodhet Ministria e Puneve te Brendshme per te protestuar ndaj vrasjes se Belaidit. Demonstruesit benin thirrje per doreheqjen e kryeministrit Hamadi Jebali, qe menjehere pas episodi doli me nje deklarate ku e pershkruante atentatin si “akt terrorist”. “Ajo e Belaidit ishte nje vrasje politike, ishte vrasja e revolucionit tunizjan; duke i marre jeten deshen ta pushojne zerin e tij”, tha kreu i Qeverise.

Jebali u kthye nga nje udhetim ne France, ndersa presidenti Moncef Marzouki anulloi viziten ne Kajro, ku do te merrte pjese ne samitin e organizates se bashkepunimit islamik. Tunizia eshte zhytur ne krize politike, ndersa bisedimet e shumepritura per riorganizimin e kabinetit qeveritar, ku te perfshihen nje numer me i madh partish ne koalicionin e drejtuar nga partia Ennahda, rezultuan nje deshtim.

Top Channel