Një avion privat rrëzohet në Brazil, humbin jetën në vend dy pilotët dhe dy biznesmenët që ishin në bord Para samitit përfundimtar për buxhetin evropian të shtatë viteve të
ardhshme, Presidenti i BE-së Herman Van Rompuy ftoi krerët e shteteve
dhe qeverive të 27 vendeve anëtare që gjatë negociatave të vënë
interesin e përgjithshëm të Unionit para detajeve të vogla kombëtare.
“Bisedimet për buxhetin janë gjithnjë të vështira, të gjata dhe mund të duken rrëmujë nga jashtë, e ndonjëherë dhe nga brenda. Ndodh që kaq shumë përfshihemi në detaje të vogla gjatë negociatave saqë humbasin pamjen në tërësi, e cila nuk duhet humbur, pasi është ajo që ka me të vërtetë rëndësi”, tha Herman Van Rompuy, President i BE-së.
Punësimi i të rinjve është sfida dhe prioriteti kryesor i buxhetit të ardhshëm sipas Presidentit Van Rompuy. Së dyti buxheti evropian duhet të rrisë shpenzimet në fushën e kërkimit, inovacionit dhe edukimit. Dhe së fundmi duhet të jetë një buxhet që pasqyron përpjekjet e masave shtrënguese nga vendet anëtare.
Van Rompuy ftoi për gjetjen e kompromisit jo vetëm 27 vendet anëtare, por dhe Parlamentin Evropian i cili ka të drejtën e votës për miratimin e buxhetit të BE-së për shtatë vitet e ardhshme.
Top Channel