
Agjentët federalë kanë shkatërruar një skemë mashtrimi me karta krediti
prej 200 milionë dollarësh ne Shtetet e bashkuara, ndersa 18 persona
jane arrestuar.
Skema e konsideruar ndoshta me e madhe ne historine e Amerikes, perfshinte mijera identitete te rreme personi dhe biznesi, mashtrimin e agjensive te ratingut te kreditit dhe transferimin e nje pjese te proceseve jashte kufijve.
Sipas nje agjenti te FBI-së, te akuzuarit kane fabrikuar identitete per të marrë karta kreditit e per te manipuluar raportet e kreditimit në mënyre që të tërhiqnin e të shpenzonin sa më shumë para. Për asnjë moment, thone prokuroret, ata nuk kane pasur ndermend t’i shlyenin borxhet e tyre.
Skema me baze ne Neë Jersey mendohet te kete funksionuar ne 28 shtete. Sipas prokurorit federal Paul Fishman, për shkak të lakmisë dhe arrogancës së të dyshuarve, konsumatorët mund të paguajnë tarifa dhe norma më të larta interesi.
Historia e mashtrimit fillon ne 2007-ten. Skema e menduar mire perfshinte permiresimin e te dhenave te kreditit per 7.000 kliente te rreme, cka lejonte terheqjen e sasive te medha te parave pa i kthyer kurre. Personat e ndaluar i përdornin paratë për të blerë makina luksoze, rroba e trajtime sportive dhe kishin transferuar miliona dollarë në vende të tilla si Kinë, Pakistan, Rumani, dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Top Channel