Këpucë kundër Ahmedinexhad

06/02/2013 00:00

Rojet e sigurisë u hodhën me shpejtësi mbi burrin që tentoi të godiste
presidentin iranian Mahmud Ahmadinexhad me kepucë në kohën kur lideri i
Republikes islamike po vizitonte një xhami në Kajro.

Një video amatore e incidentit tregon momentin kur burri ngre kepucen te qelloje Ahmadinexhadin dhe therret: ti burracak! Nuk dihet ende cili ishte shkaku i ketij sulmi, por disa raporte ne media lene te kuptohet se personi mund te kete qene kundershtar i mbeshtetjes se Iranit per qeverine e Sirise.

Ahmadinexhad eshte lideri i pare iranian qe viziton Egjiptin ne me shume se tre dekada. Goditja me kepuce eshte nje ofendim i rende ne kulturen arabe. Presidenti i Republikes islamike ndodhet ne Kajro per samitin e organizates se bashkepunimit islamik, nje grupim i 57 shteteve kryesisht muslimane.

Presidenti i ri egjiptjan, Mohamed Mursi ka kerkuar te ndjeke nje rruge te pavaruar ne lidhje me politiken e jashtme dhe shume shpejt pas marrjes se pushtetit vitin e kaluar, udhetoi ne Teheran. Megjithate, bisedimet e tij te deritanishme me Teheranin lidhur me politiken e tij ndaj Sirise, kane pasur shume pak efekt.

Top Channel