Gjermani, ministres i hiqet doktoratura

06/02/2013 01:10

Një universitet gjerman ka votuar për t’i hequr ministres së Edukimit, Annette Schavan, titullin e doktoraturës, pas një hetimi të bazuar në akuzat për plagjiaturë.

Fakulteti i Filozofisë në Universitetin e Dyseldorfit vendosi të martën se ajo kishte kryer “një mashtrim të qëllimshëm nëpërmjet plagjiaturës”. Ministrja ka mohuar akuzat dhe ka thënë se do ta apelojë këtë vendim.

Një debat më i hershëm për plagjiaturë i dha fund karrierës politike të ministrit të Mbrojtjes në Gjermani, në 2011.

Pjesë të tëra të dizertacioneve ligjore të Karl-Theodor zu Guttenberg në 2006 u gjetën nga Universiteti Bayreuth të kopjuara, ndërkohë që ai dha dorëheqjen, përpara se çështja të merrte verdiktin e saj në maj 2011.

Duke përdorur të njëjtat fjalë si Universiteti “Heinrich Heine” në Dyseldorf, u arrit në përfundimin se ai kishte “mashtruar qëllimisht”.

Kur zonja Schavan u bë ministrja e dytë e qeverisë së Kancelares Angela Merkel, që akuzohet për kopjimin e doktoraturës së saj, në këtë rast nga një “blog” anonim, ajo këmbënguli se nuk kishte patur kurrë “dijeni mbi citimin e rremë të ndonjë burimi” dhe premtoi se do t’i përgjigjej akuzave.

Por, komiteti i fakultetit doli në përfundimin se puna e saj, e cila merret me formimin e ndërgjegjes, përfshinte “një numër të konsiderueshëm citimesh të paakredituara direkt nga tekste të tjera”.

Në një deklaratë, ku deklaronin të pavlefshme doktoraturën dhe duke ia hequr atë titull zonës Schavan, kreu i fakultetit, Bruno Bleckmann, tha se ata e kishin “vendosur me votë të fshehtë, me 12 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA