
Deputetët e maxhorances dhe të opozitës në Komisionin e Medias dhe
Arsimit, gjatë diskutimit të fundit të disa neneve për ligjin e mediave
audiovizive kanë rënë dakord për forcimin e masave ndaj operatorëve, në
rastet kur vendi kalon gjendje të jashtëzakonshme.
Deputeti Alfred Dalipi tha se ne situata te tilla, operatoret duhet te jene kujdesshem ne transmetim dhe programacion, pasi AMA ka te drejte qe t’u heqe licencen. Por Zoti Dalipi tha se ketu do te tregohet kujdes, qe operatorë të caktuar të mos ndëshkohen nga Qeveria.
“Qeveria në rastin konkret të jep të drejtën që t’i heqësh rrjetit licencën, pra një operatori me 20 programe ti i heq licencën kur je në gjendje lufte. Por edhe në gjendjen e paqes, përmbytet, bie tërmet, ka media të cilat mbajnë qëndrime krejt të ndryshme nga autoritetet menaxhuese dhe ty të duhet që t’i japësh mundësi edhe alternativës. Në rastin konkret, ti mund të thuash se Qeveria mund të nxjerrë urdhër për pezullimin e lejes së transmetimit. Heqja dhe pezullimi i tyre shkon tërësisht me votat e AMA-s, sepse po flasim për gjëra që nuk po i mendojmë të ndodhin”, tha Dalipi.
“AMA mund të marrë vendime me shumicë të thjeshtë. Nuk ka kuptim që ne të lehtësojmë vendimmarrjen në situatë të jashtëzakonshme nuk ka kuptim logjik”, tha deputeti demokrat Mark Marku.
Nje tjeter nen i rendesishem ishte ai mbi piraterine, ku u vendos te shtrengohen masat ndaj operatoreve qe piratojne programe me heqje licence, nese ata e perserisin qofte edhe nje here shkeljen.
Por pika ku debati do te vazhdoje gjate dhe ku palet nuk kane rene dakord eshte ajo per anetarin e shtate te AMA-s. Opozita ka akuzuar mazhorancen se po hedh poshte konsensusin e arritur me nderkombetaret. Opozita kerkon zgjedhjen e tij me short ose konsensus, mazhoranca me shumice te thjeshte. Keto propozime do te diskutohen seancen e arshme ne komisionin e medias.
Top Channel