
Një vit burg të kushtëzuar pasi kapi dhe vrau një peshkaqen të bardhë, i vendosur në listën e specieve të mbrojtura për shkak të numrit të paktë të tyre.
Ky është dënimi i rrallë i dhënë nga një gjykatë në Afrikën e Jugut, ku kapja dhe vrasja e një peshkaqeni të bardhe konsiderohet si një shenjë pjekurie dhe kurajoje mes komunitetit të peshkatarëve vendas.
Dënimi i paprecedentë ka gëzuar aktivistët e mbrojtjes së kafshëve dhe vetë Ministrin e Agrikulturës dhe Peshkimit, Leon Bekker, ndërkohë që peshkatari “vrasës i peshkaqenit”, vec periudhës së burgut, duhet të paguajë edhe 10 mijë euro gjobë.
Peshkaqenët e bardhë, ndër më të rrezikshmit të llojit të peshkaqenëve, janë vendosur në listën ndërkombëtare të kafshëve të mbrojtura për shkak të uljes drastike të numrit të tyre.
Top Channel