
Sulmi me bombë ndaj një autobusi në një resort turistik në Burgas të Bullgarisë në korrik të 2012, që i mori jetën pesë turistëve izraelitë dhe shoferit është vepër e militantëve Hezbollah që veprojnë në Liban.
Ky është përfundimi i hetimeve disa-mujore të autoriteteve bullgare. Sulmi është organizuar nga tre persona, dy prej të cilëve me shtetësi australiane dhe kanadeze, ndërsa i treti ishte personi që hodhi veten në erë.
Të tre personat, identitetet e të cilëve nuk janë bërë publikë, mendohet se kanë hyrë në Bullgari një muaj para kryerjes së sulmit. Ministri i Brendshëm bullgar, Tsvetan Tsvetanov deklaroi se dy personat e tjerë janë nën arrest dhe po hetohen imtësisht. Ata dyshohet se janë pjesë e një grupi të lidhur me Hezbollahun.
Lidhur me mundësinë për të parandaluar sulmin, kryeministri bullgar deklaroi se “ishte e pamundur” që autoritetet të binin në gjurmët e aktivitetit terrorist të tre personave nisur edhe nga precedentët zero të të tilla sulmeve në Bullgari.
Top Channel