Qeveria sllovene humbi shumicën dhe vendi mund të jetë në prag të zgjedhjeve të parakohshme, pasi Partia Demokratike e Pensionistëve vendosi që të braktiste koalicionin mazhoritar.

Kryetari i PDP-së komunikoi vendimin për daljen nga koalicioni përpara grupit parlamentar ditën e martë, ndërsa la në duart e strukturave partiake nëse do të votohet pro votbesimit eventual që pritet të pasojë në Parlament.

Ndërkohë, një zyrtar brenda partisë së kryeministrit Janez Jansa, deklaroi se po merret në konsideratë zëvendësimi i kreut të ekzekutivit, me një kryeministër që të jetë në gjendje të ribashkojë kaolicionin, për të shmangur zgjedhjet.

Së fundmi, disa skandale korrupsioni, bashkuar me recesionin e hyrë në vitin e tretë radhazi, provokuan një seri protestash publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA