Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar Egjiptin të hetojë rastet e abuzimeve të policisë, pasi një person u zhvesh dhe u rrah nga oficerë me uniformë, pranë pallatit presidencial.
Departamenti i Shtetit tha se ishte “ekstremisht e shqetësuar” nga zvarritja e personit të zhveshur, Hamada Saber, gjë që u regjistrua me kamera përgjatë rrugëve.
Ministri i Kulturës së Egjiptit dha dorëheqjen menjëherë pas aksidentit.
Protestat vazhduan sërish gjatë pasdites së të hënës, pas funeralit të një tjetër aktivisti të vrarë nga policia, Mohammed al-Guindi.
Kundërshtarët e presidentit islamik, Mohammed Morsi, thonë se vdekjet provojnë se policia nuk është reformuar gjatë 2 viteve, që kur presidenti autoritar, Hosni Mubarak, u rrëzua nga posti.
“Ne nxisim qeverinë e Egjiptit të hetojë imtësisht, me kredibilitet dhe pavarësi të gjitha akuzat për dhunën apo veprimet e gabuara nga zyrtarët e sigurisë dhe nga demostruesit, duke i çuar autorët përpara drejtësisë”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland.
“Përgjegjshmëria është mënyra më e mirë për të ndaluar përsëritjen e këtyre lloj incidentesh”. Nga ana e tij, Morsi deklaroi në Facebook se i ka kërkuar prokurorit publik të hetojë vdekjen e Mohammed al-Guindi.
Ai theksoi se ishte “nuk ka kthim prapa për abuzime me të drejtat e qytetarëve dhe liritë e tyre… pas revolucionit të 25 janarit”, duke iu referuar përleshjeve masive popullore, që rrëzuan Mubarak-un, në shkurt 2011.
Top Channel