
Në Gjykatën e Neë Delhit, ku po zhvillohet procesi i te akuzuarve per
perdhunimin dhe vdekjen e studentes 23-vjeçare qe shokoi vendin, sot nis
degjimi i deshmitareve.
5 personat e gjykuar per ngjarjen e rende i mohojne akuzat e ngritura ndaj tyre. Nese shpallen fajtore, qe te gjithe perballen me denimin kapital. Per shkak te moshes se tij, i dyshuari i gjashte do te dale perpara nje gjykate per te mitur.
Gjithsej, 80 deshmitare do te tregojne cfare kane pare e degjuar ate dite. Cdo lloj raportimi mbi procedurat brenda ne sallen e gjyqit eshte ndaluar rreptesisht dhe gjykatesit kane urdheruar avokatet e te dyja paleve te mos flasin me gazetaret. Deshimtari kryesor eshte miku i vajzes qe ishte me te gjate sulmit ne autobus.
Studentja vdiq ne nje spital te Singaporit ne 29 dhjetor per shkak te demtimeve te brendshme teper te mëdha. Per arsye ligjore, as emri i saj e as ai i mikut te vet nuk jane bere publike. 28-vjeçari mberriti ne gjykate me nje karrige me rrota, sepse ende nuk mund te ece per shkak te plageve te renda qe mori gjate sulmit. Te dielen, presidenti indian Pranab Mukherjee firmosi nje ligj te ri kunder perdhunimit, i cili rrit denimin minimal per agresoret dhe lejon ndeshkimin kapital ne rastet me ekstreme.
Top Channel