Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sëbashku me delegacionin që e shoqëron ka mbërritur në Bruksel ku gjatë ditës së mërkurë pritet të zhvillojë disa takime zyrtare.

Jahjaga nis takimet në selinë e Këshillit të BE-së, me presidentin Herman Van Rompuy, për të vijuar me takimin në Selinë e NATO-s në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm, Anders Fogh Rassmussen.

Por, takimi kryesor për të cilin ndodhet në Bruksel, ai me Presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliç, i lajmëruar me kohë nga ndërmjetësuesja Catherine Ashton, pritet të zhvillohet pasditen e së mërkurës.

Takimi i parë në nivel presidentësh organizohet në mbështetje të dialogut të nisur mes kryeministrave Thaçi dhe Daçiç, për normalizmimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë sipas Prishtinës zyrtare, e mes Prishtinës dhe Beogradit sipas Serbisë dhe BE-së, e cila numëron ende pesë vende anëtare që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Përgatiti: Arta TOZAJ, Bruksel

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA