Iran, arrestohet bashkëpunëtori i Ahmadinejad

05/02/2013 15:25

Policia iraniane arrestoi ish-kryeprokurorin e përgjithshëm, Saeed Mortazavi, raportoi Agjensia Iraniane e Lajmeve ditën e martë.

45-vjeçari Mortazavi, një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Ahmadinejad, duket se është shndërruar në viktimën e fundit të konfliktit për influencë të disa pushteteve në Teheran.

Aktualisht, Mortazavi mbahet në një burg në Teheran, por akuzat që rëndojnë mbi të nuk janë qartësuar ende.

Deri në janar, ish-kryeprokurori ishte kryetari i një organizate të mirëqënies sociale, por u shkarkua nën presionin e Parlamentit Iranian, të dominuar nga besnikët e Liderit Suprem të shtetit, Ajatollahut Ali Khamenei.

Në vitin 2010, ai ishte vendosur edhe nën sanksione personale nga Uashingtoni, për “shkelje të rënda të të drejtave të njeriut”.

Arrestimi i bashkepunetorit te Ahmadinejad erdhi ndersa ai eshte jashte vendit, ne nje vizite zyrtare ne Egjipt.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta