Vetëm disa ditë pasi komisioneri për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e
Europës Nils Muižnieks ka deklaruar se do të propozojë që partisë
naziste greke “Agimi i Arte” t’i ndalohet përfaqësimi në zgjedhjet e
ardhshme parlamentare në Greqi, prestigjiozja gjermane “Der Spiegel”,
paralajmëron se kjo parti ka vendosur kontakte të ngushta edhe me
neonazistët në Bavari.

Sipas gazetes gjermane partia neonaziste greke synon te krijoje nje dege te re te saj ne kete land te Gjermanise jugore, pas asaj qe ka krijuar ne nentorin e kaluar ne Nuremberg, qytet ne te cilin organizoi edhe nje mbledhje te gjithe neonazisteve gjermane dhe greke.

Sherbimi i Fshehte i Informacionit ne Mynih eshte ne dijeni dhe ndjek nga afer çdo takim midis ekstremisteve te djathte gjermane dhe greke thekson gazeta. Sipas perfaqesuesit te Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës te deges bavareze, Agimi i Arte ka një rrjet ndërkombëtar kontaktesh, të mirëmbajtura përmes vizitave reciproke dhe takimeve ne vende te ndryshme te Europes.

Ne te njejten kohe organizata qe perfaqeson komunitetet greke ne Gjermani u ka bere thirrje gjithe grekeve emigrante qe jetojne atje te pengojne me cdo kusht përpjekjet e neo-nazistëve për të nxitur dhunën, intolerancën dhe kanibalizmin social.

«Der Spiegel» thekson se udheheqesi i Agimit te Arte Nikos Mihaloliakos kerkon qe Greqia te behet nje shtet i paster racor ,ndersa anetaret e partise se tij akuzohen per qindera sulme me motive raciale ne vitet e fundit.Sondazhi i fundit i publikuar vetem disa ore me pare ne Greqi, e rendit perseri Agimin e Arte si parti te trete politike ne vend duke grumbulluar 10% te votave te grekeve.

Top Channel