Ahmedinexhad, vizitë në Egjipt

05/02/2013 00:00

Mahmud Ahmadinexhad eshte bere presidenti i pare iranian qe viziton
Egjiptin qe prej revolucionit islamik te 1979-s. Ne aeroportin
nderkombetar te Kajros,kreun e Republikes islamike e priti homologu i
tij egjiptjan, Mohamed Mursi

Ahmadinexhadi do te marre pjese ne samitin e organizates per bashkepunim islamik qe nis te merkuren, e nderkohe do te zhvilloje takime me zyrtaret egjiptjane. Marredheniet mes fuqive rajonale jane permiresuar ndjeshem qe kur egjiptianet zgjodhen nje islamik ne krye te shtetit.

Megjithate ka mjaft mosmarreveshje mbi nje sere çeshtjesh, sic eshte ajo e Sirise te ciles iu ndalua pjesemarrja ne samitin e fundit te kesaj organizate, pavaresisht kundershtimeve te Iranit. Do te perpiqem te hedhe urat per forcimin e bashkepunimit mes Iranit dhe Egjiptit, citohet te kete thene ai para nisjes.

Nese Teherani dhe Kajro kane ferkime lidhur me ceshtje rajonale dhe nderkombetare, shume gjera tani e tutje, mund te ndryshojne. marredheniet diplomatike mes dy vendeve u nderprene ne 1980-ten pasi Egjipti nenshkroi nje traktat paqeje me Izraelin e i dha azil Shahut te debuar, Reza Pahlavi.

Nje vit me vone, Irani i vuri nje rruge ne kryeqytet emrin e njeriut qe vrau presidentin egjiptjan Anvar Sadat, emer te cilin e ndryshoi 20 vjet me vone.

Top Channel