“2012 DA14”, asteroidi që do “qethë” Tokën

05/02/2013 00:00

Të premten, më 15 shkurt në orën 20:26 me orën tonë, një asteroid me diametër rreth 45 metër, i pagëzuar me emrin “2012 DA14” do të “qethë” planetin tonë duke kaluar nga 24 mijë deri në 27 mijë kilometra larg.

Sipas përllogaritjeve të deritanishme të shkencëtarëve të hapësirës asteroidi do të kalojë nën nivelin e orbitës përreth se cilës rrotullohen satelitët artificialë të hedhur nga njeriu. Trajektorja e asteroidit do të prekë sektorin e satelitëve artificialë që përdoren për të parashikuar motin në tokë.

Por NASA qetëson duke thënë se kalimi i tij nuk do të shkaktojë asnjë dëm tek satelitët. Megjithatë suprizat nuk mund të shmangen plotësisht pasi trajektorja e asteroidit mund të ndryshojë.

“2012 DA14” është asteroidi i parë në përmasa të tilla që kalon kaq pranë tokës, të paktën me aq sa dimë deri më tani. Cdo vit në atmosferën tonë hyjnë mijëra asteroidë me përmasa të vogla që digjen sapo bien në kontakt me ajrin.

Më 30 gusht të 1908-ës një asterodi me diametër prej 30 metrash hyri në atmosferën e Tokës. Ai nuk u dogj plotësisht nga atmosfera dhe u përplas në rajonin e Tunguskas në Siberi. Nga përplasja u dogjën miliona pemë në 2150 kilometra katrorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA