Kryeministri i Spanjës, Mariano Rahoy hodhi poshtë akuzat për korrupsion me zotimin se Spanja do të mposhtë krizën më të rende financiare qe e ka pushtuar.
Duke folur krah kancelares gjermane, Angela Merkel ne Berlin, kryeministri spanjoll tha se qeveria e tij mbetet e forte për tejkaluar lumin e akuzave, për t’i bërë ballë thirrjeve të opozitës dhe peticionit online, te firmosur nga 74 mijë persona për dorëheqjen e tij.
Merkel i garantoi kryeministrit spanjoll mbështetjen për qeverinë spanjolle. « Kam përshtypjen se e gjithë qeveria spanjolle po punon për të ulur papunesine, per te vazhduar në vijim reformat strukturore », deklaroi Merkel.
Gazeta spanjolle « El Pais » publikoi pamje të blloqeve të llogarive, ku shihen pagesat sekrete për anëtarë e Partisë Popullore, qe ai drejton nga viti 1990 deri ne 2008.
Gjithçka është firmosur nga ish-shefi i thesarit, Luis Barcenas, i cili dha doreheqjen pas perfshirjes ne nje tjeter rast korrupsioni.
Emri i Rahoy-t është shkruar disa here në librin e llogarive. Atij i korrespondon shifra 25 200 euro, përsëritur kjo çdo vit nga 1999 deri në 2008.
Të shtunën, dy dite pas publikimit të dokumenteve, kryeministri mohoi publikisht të kishte marrë pagesa sekrete.
Ai i cilësoi akuzat kundër tij dhe partisë « totalisht false ». Partia Popullore tha se do te marre masa kunder pergjegjesve, te kesaj « fushate baltehedhese », duke deklaruar nje audit te brendshem te financave të saj.
Kreu i Partise Socialiste ne opozite, Alfredo Perez Rubalkaba i kërkoi kryeministrit te jape doreheqjen. Prokurori i Spanjes tha se ka « prova te majftueshme » per te hetuar akuzat.
Top Channel