Siri, rikthehen bombardimet në Alepo

04/02/2013 16:00

Nuk ka qetësi për Alepon, qytetin e dytë më të rëndësishëm të Sirisë, ku forcat qeveritare i jane rikthyer bombardimeve duke shkaterruar disa shtepi banimi e duke marre te pakten 16 jetë njerëzish.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me baze në Britaninë e Madhe foli për raketa që kanë goditur disa ndërtesa në lagjen “Ansar”.

Një video amatore e postuar në internet tregoi dhjetëra njerëz që kërkonin me ankth nëpër rrënoja për të mbijetuar.

Aktivistet thonë se 10 prej viktimave ishin fëmije. Deri tani, për bilancin e vdekjeve nuk ka pasur ndonje konfirmim te pavarur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA