
Shtetet e Bashkuara i dërguan Koresë së Veriut një paralajmërim të qartë për t’i dhënë fund lëvizjeve të saj provokuese.
Washingtonit, me sa duket po i soset durimi me vendin komunist, lideri i te cilit deklaroi vetem nje dite me pare se ka marre nje vendim shume te rendesishem, i cili do ta forcoje korene e veriut akoma me shume. deklarata e shkurter e percjelle nga agjensia shteterore e lajmeve KCNA nuk permbante asnje detaj, vetem sqaronte se vendimi ishte marre gjate nje takimi te komitetit qendror ushtarak te partise. koreja e jugut po i ndjek me shqetesim zhvillimet ne shtetin fiqnje.
Presidenti Lee Myung -bak i kerkoi qeverise se vet te jete e pergatitur per nje test te mundshem berthamor. Lee madje ka vizituar nje bunker te nendheshem ne zonen e cmilitarizuar mes dy vendeve, i cili sherben si qender krizash per korene e jugut. pen-jani ka kryer dy teste berthamore deri tani, nje ne vitin 2006 dhe nje ne 2009-ten. tre vjet pas ketij te fundit, Koreja e Veriut e shpalli veten “shtet nuklear”.
Zyrtare amerikane pohuan per CNN javen e kaluar se shteti komunist mund te jete gati ne cdo moment per nje tjeter test berthamor. besohet se bombat e testuara dy heret e para ishin 1 dhe 2 kilotone, ndersa ajo e leshuar nga Shtetet e Bashkuara ne hiroshime ne 1945-sen, ka qene perafersisht 15 kilotone.
Top Channel