Pas katër muajsh, Fidel Kastro është shfaqur në publik. I zbehtë, me një këmishë të errët dhe një xhaketë të zezë, ai votoi në zgjedhjet parlamentare.
Televizioni shteteror kubanez shfaqi 86-vjeçarin teksa ndodhej në një qendër votimi, ku ai kaloi më shumë se një orë duke biseduar me votuesit dhe median.
Organizimet opozitare janë të ndaluar në Kubë, ku të gjithë kandidatët zgjidhen nga Partia Komuniste. Mbi 600 delegatë synojnë Asamblenë Kombëtare, prej ku do të miratohen pozicionet kryesore politike në Kubë.
Me presidentin Raul Kastro, vëllain më të ri të Fidelit, që aktualisht është 81 vjeç, analistët thonë se kubanezët po përpiqen të kapin ndonjë shenjë se cili mund ta zëvendësojë atë.
Zgjedhja e zv/presidentit dhe ministrave do të tregojë se cili mund të jetë pasuesi që do t’i shërbejë revolucionit. Kastro nuk shfaqej në publik prej 21 tetorit.
Top Channel