Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka pranuar të hënën nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore raportin e autopsisë për të ndjerin Hamdi Sopa.

Bazuar në rezultatin e këtij, në rastin konkret kemi të bëjmë me vrasje dhe jo vetëvrasje, prandaj prokurori Blerim Isufaj, i ngarkuar me çështjen, ka marrë vendim për fillimin e hetimeve.

Prokurori ka urdhëruar arrestimin e personave që në momentin kritik kanë qenë  prezent në banesën e të ndjerit Sopa, në të cilën dyshohet të jetë kryer vrasja.

Prokurori Isufaj ka kërkuar gjithashtu nga gjykata që të lëshojë një urdhëresë për bastisjen e banesës së të ndjerit dhe njëkohësisht ka propozuar caktimin e paraburgimit për të dyshuarit.

Hamdi Sopa, zyrtar për informim në zyrën e kryeministrit të Kosovës, vdiq pasditen e 29 janarit. Ai ra nga banesa e tij, nga kati i nëntë, në lagjen Aktash të Prishtinës. Policia e kualifikoi rastin si “vdekje nën rrethana të dyshimta”.

Hamdi Sopa, 59 vjeç, prej disa vitesh punonte në Zyrën për Informim të kryeministrit Thaçi, i cili pas ngjarjes tragjike i shprehu ngushëllimet e tij familjes Sopa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA